Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para të saj rreth krimit të dyfishtë që tronditi këtë mëngjes zonën e Xhafzotajt.

Sipas të dhënave paraprake, burrë e grua të moshës 70 dhe 66 vjeç, janë gjetur të vdekur në derën e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në familjen Nika, ndërsa autori i dyshuar është djali i viktimave, Leo Nika, 29 vjeç.

Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. 70 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. i cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj”, njofton policia.