Nipi i pronarit të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan, si pjesë e hetimit për vrasjen e dyfishtë.

Arrestimet vijnë pas muajsh hetime. Në mesin e nëntorit, policia greke kreu kontrolle në dyqanet e biznesmenit ku punonte 22-vjeçari, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe mikut të tij shqiptar.

Biznesmeni nga Athina, përveçse punëdhënës i njërit prej dy të rinjve të akuzuar për ekzekutimin e pronarit të kampingut dhe shqiptarit, ishte edhe personi që nipi i viktimës telefonoi pas vrasjes së dyfishtë.