Mediat greke kanë publikuar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një i riu me origjinë nga Shqipëria vrau pronarin e një hoteli në Santorini. Protothema ka kontaktuar me familjarët e viktimës, të cilët janë shprehur se duan që autori i ngjarjes të dënohet.
“Ne duam që autori të dënohet “, është mesazhi i familjes së viktimës, duke shtuar se familjari i tyre ishte një njeri shumë i qetë dhe punëtor. Nikos Halaris njihet nga i gjithë Santorini dhe banorët e zonës e kujtojnë si një njëri mikpritës dhe që bashkëpunonte me të gjithë.
“Ai nuk kishte asnë familjar në ishull, jetonte vetëm. Të gjithë e donin, ishte një njeri i jashtëzakonshëm”, tregoi një banor i zonës. Po ashtu ai tregon se më herët disa tëhuaj kishn tentuar ta grabisnin dhe shtojnë se ngjarja e mëparshme nuk ka lidhje me të riun nga Shqipëria që është arrestuar si autor i vrasjes.
Një tjetër banor që njihte dhe autorin dhe viktimën tregon se shqiptari po punonte afër hotelit të Nikos Halaris dhe se sherri ka qenë për para. “Autori i krimit ishte duke punuar tridhjetë metra larg hotelit. Ai i tha viktimës se i kishte borxh para. Ka qenë kjo arsyeja pse ai shkoi tek hoteli i tij”, tregon banori.
Ndërkohë avokati i familjes, Lefteris Gavrilis ka mohuar që Halaris t’i ketë patur borxh të riu. “Nuk i ka pasur para borxh, autori i krimit e pranoi veprimin e tij para oficerëve të policisë që e arrestuan atë”, shtoi avokati.
Krimi i rëndë ndodhi një ditë më parë. Sipas raportimeve nga mediat ne Greqi 20-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka shkuar tek hoteli i Nikos Halaris për t’i kërkuar borxhin prej 200 Euro. Pasi 60-vjeçari ka mohuar t’i këtë borxh ai e ka dhunuar, më pas e ka spërkatur me vodka dhe e ka djegur.





