Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Aleksandër Përdoda, i akuzuar për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni.

Ndërsa është shpallur i pajfajshëm, shtetasi Agron Lushi i cili u akuzua si bashkëpunëtor për moskallëzim krimi.

Në datën 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Autorët e ngjarjes u identifikuan nga policia vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm) dhe Edmond Perdoda ( i arrestuar më 11 shkurt 2022).