Isak Mehmedaj, 24 vjeç, është i riu që ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotme në fshati Mushan të Shkodrës.

Mësohet se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës, Ridvan Ramazani, më 28 nëntor 2020.

Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.