Policia e Shkodrës ka arrestuar një person në lidhje me varsjen e Elis Rroshkodolit. Sipas informacioneve, policia ka vënë në pranga shtetasin Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, policia po punon për arrestimin e tre personave që janë bashkëautorë në varsjen e Rroshkodolit, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë identifikuar me inicialet J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Ndërkohë, autoritetet kanë zbuluar një garazh në Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
Policia ka sekuestruar dhe 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodoli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.