Policia e Elbasanit ka arrestuar punonjësin e karburantit, në afërsi të të cilit u vra dje Saimir Beqiri, pasi dyshohet se nuk ka treguar për ngjarjen.

Sipas policisë, Shkëlqim Salla, 42 vjeç, është arrestuar për moskallëzim të krimit, pasi duke qenë roje i karburantit në vendin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar.

Vrasja ndodhi në lagjen “Skëndërbej” në afërsi të një pike karburanti, vend në të cilin u gjet i vrarë me armë zjarri Saimir Beqiri, 51 vjeç.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar 6 copë gëzhoja, kalibër 9 mm dhe 2 predha.

Ndërkaq, po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.