Tiranë, 29 qershor 2014 – Grupi hetimor qe po punon per hetimin e vrasjes se bankierit dhe biznesmenit Artan Santo ka bere gati listen e personave qe do te merren ne pyetje. Jo zyrtarisht mesohet se pjese e listes jane bashkepunetore te Santos, biznesmene, ortake e te tjere.
Po ashtu eshte kerkuar edhe ndihme nga shërbimet e huaja,kryesisht ne vendet ku Santo ka kryer veprime bankare.
Dhjetëra forca policie zbarkuan në Fushë Kuqe të Mamurrasit, duke ushtruar kontrolle në pika servisi, magazina dhe ambiente të tjera, pasi dyshohet se vrasësit e bankierit Artan Santo kanë gjetur strehë në këtë zonë, ku mendohet se kanë lidhje të fuqishme, me personazhe të njohur të botës së krimit.
Aksioni policor ka zgjatur disa orë dhe në një magazinë, janë gjetur dhe sekuestruar, një motor, i ngjashëm me atë që u përdor në vrasjen e 58-vjeçarit Santo, tre skafandra, dy prej të cilave të pastruara, që dyshohet të jenë përdorur se fundmi, ndërsa e treta ishte e mbuluar nga pluhuri.
Skafandrat janë të ngjashme me ato të përdorura nga vrasësit, të cilët shfaqen në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, jo vetëm të Bankës “Credins”. Skafandrat janë dërguar në laborator shkencor, me shpresën për të gjetur qoftë dhe një gjurmë të vogël, që mund ti ndihmojë për identifikimin e autorëve të vrasjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





