23 maj 2015 – Vrasja e një të moshuare më 25 shkurt të këtij viti në Shkodër, është mundur që të zbardhet nga policia.
Në lidhje me ngjarjen ku mbeti viktimë shtetasja A.H. si pasojë e një grabitjeje, uniformat blu kanë vënë në pranga mbesën e së moshuarës, 32-vjeçaren Gjoana Hila, dhe 27-vjeçarin Erando Qatipi, që të dy nga Tirana.
Mbesa e viktimës dhe Qatipi akuzohen si autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/