Policia e Shtetit vijon kontrollet për të zbardhur vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt në Fier. Mësohet se gjatë natës janë zhvilluar operacione në katër qytete të vendit, si Durrës, Tiranë, Fier e Vlorë.
BalkanWeb raporton se rreth 7-8 persona janë shoqëruar vetëm në Durrës, kurse një tjetër po merret në pyetje në Fier. Më parë të ndaluar pati edhe në Tiranë.
Prokuroria po heton të gjitha pistat e vrasjes, përfshirë edhe ata që kanë pasur konflikte me të apo familjarë të tij.
Ndërkohë është marrë dhe dokumentacioni i automjetit tip “Range Rover” me targa greke, që autori dyshohet se e përdori dhe e dogji poshtë mbikalimit të Baltazezës pasi kreu atentatin.





