Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk merret me raste konkrete pasi deputeti i opozitës Halit Valteri solli në seancë rastin e vrasjes së Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj dhe fjalët e të atit që kërkonte drejtësi.

Lleshaj tha se ndërhyrjet e ministrit janë të paligjshme dhe i kërkoi t’i çonte provat në prokurori.

“Unë si ministër nuk merrem me raste konkrete. Nuk jam kryepolici i Shqipërisë. Nuk shoh as kamera. Policia i ka të përcaktuara procedurat. Ndërhyrjet e ministrit janë të paligjshme. Unë besoj që ju duhet ta dini kush është përgjegjës, prokuroria. Ju duhet t’i paraqisni provat në prokuror. Qoftë për rastin e Durrësit, qoftë për raste të tjera jam i angazhuar që policia të performojë. E ndiej keqardhjen për atë ngjarje dhe familjen e djalit”, deklaroi ministri.