Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar që dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë.
Mësohet se një ditë më parë janë arrestuar edhe dy gra, të cilave në banesë u janë gjetur disa sende që mund të jenë të vlefshme për hetuesit që të zbardhin vrasjen.
Mes personave të arrestuar janë shqiptarë, lituanezë, spanjollë dhe islandeze, ndërkohë që shefi i policisë në Reykjavik tha se vrasja e shqiptarit ka shkaktuar shqetësim të madh në vend.
Armando Beqiri u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij mbrëmjen e së shtunës, duke lënë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Beqiri ishte pronar i një kompanie sigurie private dhe kishte disa vite në Islandë dhe sipas mediave vendase nuk kishte konflikte.





