24 qershor 2015 – Për krimin e ndodhur në Lazarat për momentin ka vetëm një person të ndaluar. Një 17-vjeçar nga Gjirokastra ndodhej në makinën që grupi i specialëve po kontrollonte mëngjesin e sotëm. Në këtë moment është reaguar nga persona të paidentifikuar, duke qëlluar për vdekje Ibrahim Bashën dhe plagosur dy kolegët e tij. Gjithçka ishte e papritur.
Policia po merr në pyetje Xhulio Malon, adoleshentin që në faqen e tij në Facebook thotë se është mysliman i devotshëm dhe bën shenjën e Allah-ut në çdo foto. Por a ka thënë kurth prania e adoleshentit në makinën e futur në Lazarat? Kjo mbetet për t’u verifikuar nga policia, për krimin e rëndë që tronditi vendin mëngjesin e sotëm. Me rëndësi është dëshmia e adoleshentit, i cili në fotografitë e tij duket kontradiktor, sidomos si në këtë rast kur publikon një herë vendin e shenjtë në Mekë e më pas dorë me armë apo flamujt e ISIS-it.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





