Ngjarja e rëndë që ka ndodhur para 3 javësh në Greqi ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por edhe familjen e shqiptarit Aleksandër Luca, i cili është një nga autorët e dyshuar.

Mediat greke raportojnë se familja e Aleksandër Lucës ka braktisur shtëpinë e tyre dhe është detyruar të largohet nga ishulli i Rodos ku jeton prej vitesh. Presioni për ta është shumë i madh dhe nuk mund ta përballonin qëndrimin aty. Sipas shtypit, fqinjët e familjes Luca ishin gjithashtu të shqetësuar nga kjo ngjarje dhe kishin ndryshuar qëndrim ndaj tyre. Nuk ka informacion se ku ka shkuar të qëndrojë familja e 20-vjeçarit shqiptar.

Aleksandër Luca foli për një televizion grek nga qelia e burgut ku qëndron, duke përsëritur thirrjen e tij se është i pafajshëm. Që në krye të herës, ai ka pranuar përfshirjen në krim, por tha se studenten 21-vjeçare Eleni Topaloudi e dhunoi dhe e hodhi në det shoku i tij Manolis Koukouras. Ky i fundit ndodhet gjithashtu në të njëjtën qeli me shqiptarin por ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin sipas mediave greke.