Gjykata e Vlorës ka dhënë ditën e sotme vendimin për Elton Hajnaj, autorin e vrasjes së Taulant Beqirajt.
Mësohet se Gjykata ka dënuar me 21 vite burg Elton Hajnajn, 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.
Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani ,janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.