Është vetëdorëzuar në policinë e Korçës 20-vjeçari Roxhers Demirazi i cili kërkohet nga autoritëtët greke për vrasjen e Alkis Kampanos në Selanik.

Shoku dhe bashkëpunëtori i shqiptarit tjetër të arrestuar tashmë në Greqi, por Demirazi mundi të kalojë kufirin pa u vënë re për krimin e bërë.

Mësohet se shqiptari është tifoz i një skuadre PAOK nga Selaniku dhe madje fanatik, siç dëshmojnë edhe fotot që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi”,-deklaron Policia.