Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për ngjarjen e rëndë të regjistruar sot në Tiranë, ku një 25-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia.

Ndërsa publikon nenin për përdorimin e armës nga efektivët, Salianji shkruan në Facebook se vrasja në ditën e Rinisë është një kambanë alarmi ndaj hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

POSTIMI I PLOTË

Vrasja e një qytetari për shkak të mosndalimit, duke mos kryer asnjë krim, është një akt i shëmtuar i kryer nën frymën e represionit të madh që kjo qeveri ka ndermarrë ndaj qytetarëve.

Dhuna dhe represioni ndaj qytetarëve dhe përulja ndaj bandave kryesore dhe krimit të organizuar tregon që vendi po shkon në drejtim të gabuar. Vrasja e një të riu në ditën e Rinisë është një kambanë alarmi!

Hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Më poshtë gjithësecili mund ta lexojë qartë dhe të japë mendimin e vet.