Zbardhen detaje të reja nga masakra e trefishtë e së dielës në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan me kallashnikov dhe u dogjën brenda makinës shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Arbër Hoxha.

“DurrësLajm” mëson se Policia e Krujës ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë, që tronditi mbarë vendin.

Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë-Krujë nuk ka ambiente. Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH-së kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.