Në pak minuta tre të vrarë te Mbikalimi i Fushë-Krujës, në një zonë me lëvizje të shumta, shpesh herë me trafik tepër të ngarkuar.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluar me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba.

Mësohet se njëri nga personat që ndodhej në mjet ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë ekzekutuar edhe atë.

Si pasojë e breshërisë së plumbave, makina ka shpërthyer në flakë dhe është djegur krejtësisht.