Tiranë, 6 korrik 2014 –  Nje vrasje e trefishtë brenda familjes, ka shokuar banorët e fshatit Grece të komunës Pezë helmes të Tiranës. Mesditën e së dielës, Ferit Kolgjini, pas një debati disa minutësh ka qëlluar me pistoletë gruan Sulltanen 59-vjeçe, vëllanë e tij 67 vjeçar Dan Kolgjinin dhe më pas i dha fund jetës,  me po të njejtën armë…

Sipas policisë, në vendngjarje u gjet pistoleta dhe tre gëzhojat e dala prej saj, si dhe një armë gjahu, që mbante në shtëpi autori i ngjarjes, Ferit Kolgjini.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:00 në shtëpinë e viktimave për motive ende të panjohura zyrtarisht, por mësohet se shkak për tragjedinë e trefishtë mund të ketë qenë xhelozia e autorit të ngjarjes, pasi ai dyshonte se i vëllai 67 vjeçar, kishte një lidhje intime me bashkëshorten e tij, 59 vjeçare.

Policia tha, se familjarët janë ende të tronditur dhe po punohet për marrjen e tyre në pyetje, për të zbardhur ndonjë detaj më shumë të arsyes, që ka shtyrë Ferit Kolgjinin, ti jape fund jetes se bashkeshortes, vellait dhe me pas te vetevritet. Të tre viktimat u transportuan me ambulancë drejt morgut të kryeqytetit, për të kryer ekspertizat e nevojshme.

Mësohet, se Dan Kolgjini banonte së bashku me familjen e tij në Kombinat ndërsa në fshatin Grece, jetonte Feriti së bashku me bashkëshorten dhe dy djemte.

Sipas policisë, familja e Ferit Kolgjinit është me origjinë nga rrethi i Kukësit dhe prej më shumë se 20 vjetesh, ishte vendosur në fshatin Grece të Komunës Pezë Helmes të kryeqytetit, ku kishin ndërtuar shtëpi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/