Një nga vajzat e arrestuar në Indonezi për helmimin me pasojë vdekjen e vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut ka folur për policinë për ngjarjen.
Ajo ka thënë sipas BBC, se mendonte se po bënte pjesë në një kamerë të fshehtë gazmore kur helmoi vëllanë e Kim Jong-Unit.
Po kështu, autoritetet në Indonezi nuk japin më shumë detaje për dëshminë e vajzës që shfaqet në kamerat e sigurisë.
Ndërkohë, autoritetet në Indonezi besojnë se ai është helmuar. Vajza tha gjithashtu se u pagua nga disa persona që t’i hidhte atë që besonte se ishte ujë vëllait të Kim Jong-ut.