Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat disa persona në lidhje me vrasjen e taksistit Bujar Çela.
BalkanWeb mëson se policia është drejt zbardhjes së vrasjes që ndodhi më 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit, pas arrestimit të Erion Alibej një ditë pas ekzekutimit.
Vrasja ka dyshime se ndodhi si shenjë hakmarrje për vëllain e tij Talo Çela, të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj në Durrës.





