Jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali, ngjarje e cila ka ndodhur më 30 mars të këtij viti.

Ndaj Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës u vendos masa “arrest me burg”.

Ende në kërkim janë edhe dy persona të tjerë lidhur me këtë ngjarje. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Ibrahim Lici për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit.

I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.