Eliminimi i presidetit ukrainas, Volodymyr Zelensky supozohej të ishte dhurata për presidentin rus Vladimir Putin. Ky ishte objektivi i një rrjeti agjentësh rusë që komplotonin për të vrarë Zelenskyn sipas shërbimit ukrainas të sigurisë SBU që zbuloi planin.
Operacioni i kundërzbulimit solli arrestimin e dy zyrtarëve ukrainas, kolonelë të ushtrisë. Të dy këta të fundit akzuohen për tradhëti të lartë dhe nxitje të një sulmi terrorist në bashkëpunim me shërbimet ruse.
Në Moskë për inagurimin e Putin në mandatin e tij të ri si president, prania e përfaqësuesve të disa prej vendeve evropiane, shkaktoi polemika pavarësisht se linja e Brukselit kishte qëllim të anashkalonte cermoninë.
BE nuk dërgoi ambasadorin e unionit, por disa vendeve anëtare si Franca, Hungaria, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Malta vendosën në mënyrë të pavarur dhe çuan ambasadorët e tyre. Putin deklaroi se nuk refuzon dialogun me vendet perëndimore.
“Zgjedhja është e tyre”- tha ai, duke akuzuar më vonë perëndimin se po përpiqet të frenojë zhvillimin e Rusisë duke ndjekur politikë agresioni të panderprerë.
Tensioni mbetet i lartë në prag të 9 majit, Ditës së Fitores mbi Nazi-Fashizmin që festohet në Moskë.
Ndërkohë forcat ruse kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë në qytetet e Ukrainës sonte. Rusia gjuajti raketa balistike dhe lundruese të tipit Shahed, raketa dhe dronë gjatë gjithë natës.