Policia në qytetin jugor amerikan Memfis publikoi një video ku tregohen pesë oficerë policie që rrahin për vdekje 29-vjeçarin afrikano-amerikan, Tyre Nichols, pasi e ndaluan atë për shkelje të qarkullimit rrugor.

Pamjet tregojnë se si oficerët e rrahin brutalisht Nichols për tre minuta. Dy oficerë e mbajnë atë në tokë, ndërsa të tjerët e shkelmojnë dhe e godasin me grushta. Një oficer përdor shkopin e gomës.

“Unë nuk bëra asgjë. Ju djema po më vrisni , ju lutem. Unë thjesht po përpiqem të shkoj në shtëpi,” ishin disa nga fjalët e Tyre Nichols teksa dhunohej nga policët.

Në filmimet që zgjasin rreth një orë, të përpiluara nga kamerat e ndryshme që mbanin oficerët në trup, Nichols dëgjohet ndërsa thërret nënën e tij. Pas kësaj videoje, oficerët u akuzuan për vrasje të shkallës së dytë, sulm, rrëmbim, sjellje të pahijshme zyrtare dhe vdekje të qëllimshme ndaj Tyre Nichols.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha se ishte “shumë i shqetësuar” për dhunën pas publikimit të filmimeve. Avokatët e familjes së Nichols e krahasuan sulmin me rrahjen e vitit 1991 nga policia të shoferit të Los Anxhelosit, Rodney King. Policia fillimisht deklaroi se Nichols ishte ndaluar me dyshimin për drejtim të pakujdesshëm të makinës, gjë që nuk është vërtetuar ndërsa humbi jetën në spital tre ditë më vonë, më 10 Janar.

Nëna e Nichols ka deklaruar se djali i saj ishte vetëm rreth 70 metra nga shtëpia kur oficerët e policisë së Memphisit e vranë. Ndërkaq disa protesta pas vrasjes së afro-amerikanit u zhvilluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Në Kaliforni, vajza Lora Dene King, vajza e Rodney King, e cila u rrah për vdekje nga policia e Los Anxhelosit në vitin 1991 deklaroi se kjo është një tragjedi e vërtetë. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland njoftoi një hetim federal për vdekjen e Nichols.

Në Memphis protestuesit dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi dhe në Nju Jork, një tubim shpërtheu në përleshje ku të paktën tre persona që protestonin në Time Square u arrestuan. Familja e Nichols apeluan për qetësi në Memphis, një qytet me 628,000 banorë ku gati 65% e banorëve janë me ngjyrë.  Vdekja e Nichols shënoi vrasjen e fundit të profilit të lartë nga oficerët e policisë të akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar që i kanë shkaktuar vdekjet e njerëzve me ngjyrë dhe pakicave të tjera në vitet e fundit.