Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 18-vjeçarin Devis Hoti, i dyshuar si autori i vrasjes në fshatin Mborje të Korçës, ku një 48-vjeçar humbi jetën

Hoti rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Sa i takon vrasjes në fjalë, viktima Flamur Duçi, iu gjendën në trup plagë djegieje (vihet re që pasi tentuan ta digjnin, viktima u masakrua me thikë). Ai u gjet i pajetë pranë banesës dhe dyqanit të tij. Ka dëmtime në dorë dhe fytyrë. Po kështu plagë në qafë, në dorën e djathtë, në gishta, në këmbë. Në fytyrë ndërkohë ka edemë të lehtë. 

Sipas prokurorisë, viktima ka 8 dëmtime me thikë në trup. Në dorë i është gjetur një fije floku që u mor për prova dhe pritet t’i bëhet testi i ADN-së. Viktima ka djegie të shumta në krah e trup. Po kështu mungon thika e bulmetit si dhe është gjetur gjak në dyqan dhe në rrugë.