Merita Hoxha, bashkëshortja e viktimës së vrarë nga ish-komandoja, Alban Voda, paraditen e kësaj të diele, thotë se viktima dhe autori kanë pasur probleme një vit më parë.

“Burri ka pasur konflikt me autorin 1 vit më parë. Nuk kemi pasur raporte të mira me Alban Vodën”, shprehet Merita Hoxha për “Report Tv”.

Ndërkohë fqinjët thonë se nuk kanë pasur dijeni që 33-vjeçari, autor i krimit makabër, të ketë qenë me probleme mendore.

“Nuk e njihnim Albanin për person me probleme mendore. Ai ka shërbyer për disa vite në Afganistan”, thonë fqinjët. 

Policia tha se 30-vjeçari vuan nga çrregullime mendore, ndërkaq, mësohet se ai ka qenë ish-komando në Afganistan. Autori i krimit kishte tre vite që ishte kthyer në Shqipëri, pas përfundimit të misionit.