Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje 5 persona të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Gazetari Khashoggi, një kritik i qeverisë së Arabisë Saudite, u vra vitin e kaluar brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë. Vrasja e tij u krye nga një ekip agjentësh saudit.

Prokurori publik në Arabinë Saudite tha se 11 persona janë akuzuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.