Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar sot në rrjete sociale me një status të gjatë ku apelon, që shoqëria jonë të mos heshtë më dhe të mos bëjë indiferenten.
Reagimi i Hysajt vjen pak ditë pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari në Tiranë dhe marshimit të ditës së sotme, të organizuar nga dhjetëra qytetarë, prindër dhe fëmijë, që u nisën nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.
“Heshtja vjen si pasojë e frikës, dëshirës për të qëndruar brenda zonës së rehatis me shpresën që në asnjë moment të mos jesh i prekshëm apo i dukshëm ndaj kriminalitetit, presionit dhe banditizmit që prek çdo ditë realitetin shqiptar”,- shkruan ndër të tjera Hysaj në postim.
Duke i konsideruar si përgjegjësit kryesorë të situatës kritike në vend, Hysaj kërkon dorëheqjen e ministres së arsimit, Ogerta Manasterliu, dhe kryeministrit Edi Rama.
“Të dorëhiqet Ministria e Arsimit se asnjë minut heshtje nuk qe në gjendje të mbajë në parlament po vazhdonte të gajasej me simotrat e tjera që si bën më asnjë përshtypje për asgjë.
Unë në fakt do kërkoja dorëheqjen e Rames pasi ai është D’rama më e madhe e këtij realiteti,mjerimi social , ekonomik dhe politik”.
Postimi i plotë:
Heshta gjatë !
Heshta gjatë pasi e kisha të pamundur për të kapërcyer traumën për atë ç’ka ndodh në përditshmëri në Shqipëri , por ajo ç’ka ndodhi me 14 vjeçarin Martin Cani i kalon limitet e çdo realiteti.
Për çfarë jeton një prind, që sjell me shumë ëndrra në jetë një fëmijë të cilin e rrit me sakrifica e mund, me një vetëmohim të paimagjinueshëm për t’i siguruar çdo fëmije ëndrrën e madhe që një ditë të jetë I realizuar?
Heshtja vjen si pasojë e frikës, dëshirës për të qëndruar brenda zonës së rehatis me shpresën që në asnjë moment të mos jesh i prekshëm apo i dukshëm ndaj kriminalitetit, presionit dhe banditizmit që prek çdo ditë realitetin shqiptar.
Fenomeni që sot mban emrin Martin Cani është rasti i shumë të rinjve. Fillon nga cikli parashkollore deri në gjimnaze e në përditshmërinë e gjithsecilit prej nesh. Bullizimi, dhuna , kërcënimi, dhuna verbale dhe jo verbale është realiteti në të cilin përballen jo vetëm femijet.
Kthej në vëmendje rastin e fëmijës 3 vjeçar që i thyen këmbën në kopsht dhe që të gjithë heshtën , e reagimi qe shumë i pakët. Rasti jo i largët ai i Devollit në mesditën e sotme, ku fëmijët shkojnë me thika në çanta në shkollë.
Ku eshte shteti sot? Me çfarë po merret që është më me rëndësi se e ardhmja e këtij vendi?
A kemi deshtuar si shoqeri? Patjetër që ky është dështimi më i madh i të gjitha kohërave, ndërkohë që neutralizimi i menjëhershëm i situatave sikur asgjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh është pjesë e diktaturave. Ku shkolla vazhdon mësimin të nesërmen sikur ska ndodhur asgjë, ku çerdhja dhe kopshti struken se erdhi nga lart mënyra si duhet të sillen.
Të dorëhiqet Ministria e Arsimit se asnjë minut heshtje nuk qe në gjendje të mbajë në parlament po vazhdonte të gajasej me simotrat e tjera që si bën më asnjë përshtypje për asgjë.
Unë në fakt do kërkoja dorëheqjen e Rames pasi ai është D’rama më e madhe e këtij realiteti,mjerimi social , ekonomik dhe politik.
U kërkuar probabiliteti I mbylljes se disa prej rrjeteve sociale ,po si mund ti mbyll Rama këto kur ka qënë vetë promovuesi më i madh i tyre?
Cili është shembulli personal që sjell Z. KM ndaj adoleshentëve sot me fjalorin dhe një zhargon arrogant e bullizues, kërcënues e fyes ndaj kujdo që i del kundra?
A i keni parë ndër vite çfarë shembulli jep për qytetarët e këtij vendi një njeri që në vend të paqes gjithmonë ka promovuar dhunën?
Ju ftoj ti shihni, që nga mënyra si ushqehet, e deri tek si shprehet në parlament,se mesa mora vesh nesër është dhe dita e Alfabetit dhe kohët e fundit e ka promovuar këtë të fundit në mënyrën më vulgare të mundeshme .
Si prind do i’u lutesha mjaf më me indiferencën, mjaft më duke u strukur pas frikës.
Ne nuk reagoni për veten, ju lutem reagoni për fëmijët tuaj!