Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vrasjen e Egli Pashollari. Blutë bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku 31-vjeçari është goditur me thikë, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia gjithashtu bën me dije se janë identifikuar autorët dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia i ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.





