Gjykata e Apelit vendos të lerë në arrest me burg pa afat biznesmenin Ervis Martinaj i arrestuar për atentatin e 4 tetorit në ish-Bllok. 

Treshja gjykuese kryesohet nga gjyqtari Hysni Demiraj ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila kishte vendosur për herë të dytë ndaj tij, masën e arrestim burg me afat 30 ditor ndaj Martinajt.

Ndaj Ervis Martinajt rëndojnë akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, falsifikimit të dokumentave, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme.