Lulzim Basha, kreu i PD-së, në një takim me gazetarët ka deklaruar se përplasja e ndodhur të enjten e 4 tetorit në ish-bllok ka ndodhur për pazare droge.

Sipas tij, biznesmeni Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në përplasjen me armë në lokalin tek blloku ka shoqëruar ish-ministrin Saimir Tahiri gjatë vizitës së këtij të fundit në Gjermani.

“Ngjarja e fundit në Tiranë që na u servir si sherr për një këngëtare ishte përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar për lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Tahiri u nis në Gjermani. Ishte në Gjermani me Matën e përfshirë në përplasjen me armë mes bandave rivale. Ndodhi në një lokal të preferuar të Arben Ahmetaj, deputetëve dhe ministrave të tjerë”, – u shpreh Basha.