Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest në burg 30 ditë për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, dy të plagosurit e ngjarjes në ish-Bllok.
Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Martinaj e Hato.
Seancat janë zhvilluar të dyja të ndara, në spitalin privat, ku ndodhet Martinaj dhe te reanimacioni i Traumës ku Eljo Hato ndodhet në luftë me vdekjen, për shkak të plagëve të rënda të marra në organet jetike.





