Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për dy të plagosurit në ngjarjen e mbrëmjes së enjte në një lokal në ish Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate. Mësohet se masa e sigurisë ndaj Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos do t’u komunikohet nga spitali, aty ku po marrin trajtim mjekësor.
Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.





