Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacaj i cili vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në ambientet e burgut të Peqinit.

Po ashtu, është vendosur masa ‘arrest me burg’ për 11 zyrtarët, ndërsa për 1 tjetër është vendosur masa ‘arrest shtëpie’.