Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e arrestit me burg për Sokol Mjacajn, i cili qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Bëhet me dije se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Po ashtu mësohet se Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg edhe për 12 zyrtarë të IEVP Peqin të cilët janë ndaluar në lidhje me rastin.