Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Durrësit, ku pas një atentati humbi jetën ish- efektivi i policisë Ervin Dalipaj dhe shoku i tij Juxhin Dauti.

Strazimiri hedh akuza të forta nga shtetit dhe policisë, duke thënë se rrugët këtë herë nuk i bllokoi opozita, por “qeveria që deshët” dhe “çunat” që vranë një ish- koleg.

Reagimi i Strazimirit

Është bllokuar prapë qarkullimi në një prej akseve më jetike të vendit!

E ka bllokuar një rrëke gjaku dhe 2 kufoma pa jetë 30 vjeçarësh…jo opozita…

"Qeveria që deshët" dhe "Bravo çunat" sapo kanë vrarë një ish-koleg që "po e kërkonin që të fliste por … nuk e gjenin dot…"!

Sapo "e gjetën"…por ai prapë nuk flet dot…

Përmes aksit të përgjakur, asnjë ambulancë nuk ka mbetur e bllokuar, sepse asnjë nga burrat e "shoqeve" nuk është sëmurë ndërkohë, pasi PARTIA nuk kishte nevojë sot…

Gjthss "rendi dhe siguria publike nuk janë cenuar", sepse ligji "Për Tubimet" sot nuk është shkelur…

Kaq!!!

BLLOKONI "QEVERINË" KUDO QË JENI!

ËSHTË MË E SHËNDETSHME SE TË NA BLLOKOJË TË GJITHËVE GJAKU QË QEVERIA DERDH "ME LIÇENCË"!