Atentati i stilit mafioz në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, ku mbetën sot të vrarë me armë zjarri ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dauti ka ndodhur në një zone, ku ndodhen me dhjetëra biznese, të pajisura me kamera sigurie.
Kjo mendohet t’i vijë në ndihmë grupit hetimor, pasi pamjet filmike mund të ndihmojnë policinë të identifikojë mjetin e përdorur në atentat, për të mbërritur më pas tek atentatorët.
Menjëherë pas atentatit të mesditës së sotme, ku Dalipaj dhe Dauti humbën jetën brenda automjetit të tyre tip Audi, me targa “AA 111 OI”, policia ka rrethuar zonën, ku ndodhi vrasja e dy të rinjve dhe ka nisur hetimet duke sekuestruar pikërisht pamjet filmike të kamerave të sigurisë të të gjitha bizneseve pranë vendit të ngjarjes.
Burimet nga Policia, bëjnë të ditur se pas verifikimit të pamjeve filmike, shpresohet të identifikohet targa dhe mjeti, ndoshta edhe vetë pamja e autorëve të vrasjes”.





