Një ditë pas arrestimit të 35 vjecarit Majlind Habibi, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza, ka folur për “DurrësLajm” babai i të ndjerit.

Haxhi Shkoza rrëfen se kishin dyshime që nga dita e parë e zhdukjes së djalit të tij 33-vjeçar, se diçka e rëndë kishte ndodhur.

Branko humbi jetën ditë më parë, pasi u shty në kanalin afër shtëpisë së tij nga autori Majlind Habibi.

Babai i viktimës rrëfen edhe detajin rrëqethës, se autori i ka shkuar në varrimin e djalit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e banorëve në Spitallë, pasi, siç rrëfejnë dhe fqinjët, ngjarje të tilla nuk janë regjistruar asnjëherë në këtë zonë.

Ura e drurit, që është në gjendje mjaft të degraduar është e vetmja rrugë kalimi për banorët e kësaj zone, prandaj Haxhi Shkoza i bën apel shtetit, të largojë nga aty familjen e hasmit.  

Vrasja e 33-vjeçarit Branko Shkoza ka ndodhur më 2 dhjetor, ndërsa trupi u gjet në datën 5 dhjetor, pak metra larg banesës së viktimës. 

M.B.