Një dëshmitar në vendngjarje, ku u regjistrua konflikti banal mes shtetasve Ilir Koçilja dhe Halil Koka rrëfen detaje mbi sherrin që u mbyll me një viktimë.
Sipas tij, dy personat e përfshirë në konfliktin e çastit kanë qenë duke ndjekur njëri-tjetrin në afërsi të Drejtorisë së Tatim Taksave Durrës, ndërsa pas goditjes me thikë 47-vjeçari Koka është rrëzuar në rrugë, ku më pas ka mbërritur policia dhe ambulanca, të njoftuar nga dëshmitarë të rastit.





