Policia e Durrësit zbardh detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur sot në mbrëmje në lagjen 17, Durrës, pranë Ndërrmarjes së Ujësjellësit, ku dy shtetas (klientë në lokal), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas policisë fillimisht konflikti filloi mes viktimes Asllan Kërtusha, 30 vjeç dhe Blendi Kajno 34 vjec brenda në lokal. Më pas ata kanë dalë jashtë edhe ka qenë Kërtusha që ka qëlluar me armë zjarri drejt Kajnos. Me pas dyshohet që Gëzim Kajno pronar i lokalit "Lordes" ku ka ndodhur edhe konflikti ka qëlluar mbi Kërtushen duke i marrë armën nga dora. 30 vjeçari Gezim Kajno i afert me Blendi Kajnon është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.





