Ndue Zefi, i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit për vrasjen e 45-vjeçarit Martin Ndreca, është dorëzuar në Policinë e Shkodrës.
Lajmi konfirmohet nga burime të bluve të qytetit, të cilët bëjnë me dije se grupi i gatshëm i Policisë së Durrësit po bën transferimin e autorit për në komisariat.
Ngjarja ndodhi në orën 01:10 të mëngjesit të së dielës në zonën e Ish-Kënetës, ku 38-vjeçari nga Puka ekzekutoi me 5 plumba në makinë Ndrecën.
Mësohet se pas vrasjes, autori u arratis drejt vendlindjes i favorizuar nga errësira ndërsa policia mbante nën kontroll banesat e të afërmve.





