Xhevahir Brasha, 42-vjeçari që mbeti viktimë e një atentati mbrëmë në Durrës, është qëlluar plot 13 herë me automatik. Burime zyrtare të policisë së Durrësit sqarojnë se në vendin e ngjarjes, në afërsi të banesës së viktimës në fshatin Fllakë, janë gjetur 13 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 19:30, kur Brasha u qëllua me armë zjarri automatik, në automjetin tij me targa AA 295 LA.

Uniformat blu sekuestruan edhe automjetin e viktimës për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij atentati, ndërkohë policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S.L.