“DurrësLajm” sjell pamjet nga banesa në Karpen të Kavajës ku u konsumua krimi i rëndë familjar këtë të enjte, kur bashkëshorti vrau me thikë gruan e tij.
Mësohet se viktima është Sose Metushi dhe autori Sami Metushi, 50 vjeç, i cili u ndalua nga forcat e policisë.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:00 të paradites së sotme për motive të pazbardhura ende.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.11.2017, rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesën e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestimi i shtetasit S.M. i cili ështe dërguar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





