Pas pothuajse 5 muajsh në arrati, është dorëzuar në polici Ervin Mata, një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në ish-Bllok.

Mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj pas një përplasje me Ervin Matën, Fabio Allushin, tl dy tashmë të arrestuar dhe komandoja Melviol Billo, i cili vijon të jetë në arrati.

Mësohet se Mata, i njohur edhe si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata është dorëzua në Drejtorinë e Policisë së  kryeqytetit që mbrëmjen e së premtes, por policia ka qenë e rezervuar për të publikuar lajmin.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok.