Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë.
Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se ‘molla e sherrit’ ka qenë këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur, kur disa persona, miq të Ervis Martinit, e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas ngjarjes mbrëmjen e kaluar.





