8 qershor 2015 – Nga Laçi gjen vdekjen në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Policia tha se viktima e mbrëmjes së sotme është shtetasi me inicialet D.H., 31 vjeç. Ai po luante bixhoz me dy personat që u plagosën, A.Velaj dhe A.Ismaili, kur iu bë atentat nga dy persona. Policia po punon për të zbardhur krimin e rëndë dhe për të identifikuar autorët. Pritet që të plagosurit të rrëfejnë për identitetin e tyre.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"