30korrik 2015 – Zhvillime të reja në hetimi për zbardhjen e vrasjes Ismail Lulit, nga shqiptari Igli Meta, krim i kryer për xhelozi. Por e fejuara e Metës, Ambra Saliji, një dëshmitare themelore e këtij krimi, gjatë marrjes në pyetje sot nga prokuroria, ka thënë se edhe vetë ajo ishte dhunuar nga Igli në të njëjtin vend ku u vra edhe 17-vjeçari Luli.

Inati vrasës i të arrestuarit për vrasje kishte zgjatur disa ditë. 48 orë pasi të bënte vrasjen e Lulit, Igli Meta kishte marrë të dashurën e tij, Ambrën dhe e kishte dërguar në pyllin pranë kishës ku u gjet i vrarë Luli dhe e kishte rrahur me grushte e shkelma, para se të bënin seks bashkë.

Pas kësaj ngjarjeje, Ambra u kishte thënë mikeshave të saj, se priste më të keqen dhe se kishte frikë nga Igli. Një tjetër detaj është një thikë që i ishte dërguar me Whatsapp Ambrës nga i dashuri i saj, Igli.

Në mesazh shfaqej: “Igli-Ambra 9-2-2011”, data e lidhjes së tyre.