17 maj 2015 – Policia ka identifikuar si autor të krimit që ndodhi sot në Kashar shtetasin Altin Aluku, 39 vjeç. Ai po kërkohet hap pas hapi në zonën kodrinore të periferisë së Tiranës. Sot në mëngjes, Aluku ekzekutoi ish-vjehrrin, Lutfi Xhaferri dhe plagosi ish-vjehrrën, për shkak të refuzimit të lidhjes me vajzën e tyre. Mësohet se Aluku ka qenë i fejuar më parë, por çifti u nda për shkak të alkoolizimit të 39-vjeçarit. Ndonëse kërkoi ribashkim me vajzën e familjes Xhaferri, prindërit refuzuan dhe autori mori hak duke qëlluar drejt tyre me breshëri automatiku. Policia, siç shikohet në foton kryesore po ushtron kontrolle në të gjithë zonën por pa arritur të kapë autorin.
Ai dyshohet se është ende i armatosur. Megjithë konktatet dhe thirrjet e policisë dhe familjarëve për dorëzim, Aluku nuk e ka pranuar.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”