Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Autor i dyshuar i krimit, shtetasi me inicialet M.Picari ka hyrë në një lokal ku ishte ulur ish-dhëndri i tij Kudret Saliaj dhe ka qëlluar ndaj tij 8 herë me armë, duke i marrë atij jetën.

Ndërkohë që është plagosur lehtë ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.